BallinaKryesore“Mbështetjen për Berishën nuk do ia jepja kurrë” – Bamir Topi për...

“Mbështetjen për Berishën nuk do ia jepja kurrë” – Bamir Topi për Bashën: Do t’i jap suport të fortë politik! Duhet të tregohet i guximshëm! Të nisë tur në gjithë Shqipërinë

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha po përpiqet që të rikthehet, por sipas tij, ai duhet të tregojë më shumë guxim dhe lidership.

Komentet Topi i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se Basha duhet të jetë aktiv dhe të mos ndalet asnjë minutë, duke zhvilluar takime në të gjithë Shqipërinë.

“Basha duhet të tregojë, të ketë gjeste të forta dhe gjatë rrugës do të shihet nëse do të meritojë suport apo jo. Unë jam mësuar të dëgjoj premtime politike. Do të jap suport të fortë publik, unë i sugjeroj Bashës të jetë i guximshëm gjë që nuk e ka treguar. Të jetë aktiv, është në krye të PD. Në kuptimin figurativ, nuk duhet të flejë asnjë minutë, në 24 orë. Duhet të fillojë një tur në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ish-Presidenti.

Gjithashtu ai tha se nuk do ta jepte kurrë mbështetjen për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas tij, ai dhe kryeministri Edi Rama kanë shkatërruar demokracinë në vend.

“Për disa gjëra jam i kursyer për të mos i thënë në publik. Bashën e shoh në tentativë për rikthim, por në vështirësi të mëdha, që i vijnë nga vetvetja. Sot nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale në Kukës. Të gjithë kanë filluar të kuptojnë diçka. Vërtetë është PD zyrtare, por është një minorancë e mjerueshme. Unë gjithsesi, mbështetjen për Berishën nuk do ia jepja kurrë. E them vazhdimisht se njerëzit e harrojnë, apo bëjnë sikur e harrojnë. Është ai dhe Rama arkitekt të shkatërrimit të demokracisë. Njeriu më i pa interesuar për të ndryshuar sistemin politik nuk është Rama, por Berisha. Ky vend mund të kthehet në monizëm. Duhen gjetur arsyet e vërteta të shkatërrimit të sistemit politik në Shqipëri.  Duhet theksuar se aksioni politik është tjetër gjë dhe ëndrra për t’u bërë kryeministër është tjetër gjë. Me 10 deputetë, për atë s’duhet të ketë gjumë më. Është unaza e fundit e ciklit”, tha Topi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular