BallinaAktualitetVIDEO/ Tifozët e Shqipërisë “vërshuan” mbrëmë në rrugët e kryeqytetit, festë pas...

VIDEO/ Tifozët e Shqipërisë “vërshuan” mbrëmë në rrugët e kryeqytetit, festë pas sfidës me Poloninë

Shqipëria mori një fitore të vyer 2-0 ndaj Polonisë, duke u afruar edhe më shumë drejt ëndrrës së kualifikimit në Euro 2024. Kuqezinjtë iu falën golave të Asanit dhe Dakut, në një sfidë spektakolare.

Pas ndeshjes në “Air Albania”, mbështetësit e Kombëtares kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit për të festuar. Nuk mungojnë këngët patriotike, ndërsa disa tifozë kanë vendosur të mos kthehen në shtëpi deri në orët e para të mëngjesit.

Shqipëria ka patur një përkrahje të madhe në këto kualifikuese, ku në çdo ndeshje kanë ardhur tifozë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe çdo vend tjetër ku ka shqiptarë. Koha është për të festuar, përpara se të mendojmë për ndeshjet e tetorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular