BallinaSportPIKANTET/ Balliu ka një takim të veçantë me arbitrin, Daku i kërkon...

PIKANTET/ Balliu ka një takim të veçantë me arbitrin, Daku i kërkon fanellën Levandovskit! Ja çfarë nuk u pa në TV

Fluturojnë stolat para fillimit të ndeshjes. Me incident ka nisur takimi mes Shqipërisë dhe Polonisë në Arenën Kombëtare. Shihet që tifozët polakë shkulin disa stola të stadiumit dhe i hedhin drejt tifozëve shqiptarë, të cilët po ashtu ua kthejnë mbrapsht. Vazhdojnë për disa minuta hedhjet e sendeve drejt njëri-tjetrit.

Policia mundohet që të shtyjë sa më larg personat që nuk ndalen së hedhuri stola. Aty shihet edhe zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri i cili mundohet të qetësojë situatën, e cila ka dalë nga kontrolli dhe duhej ndërhyrja e ashpër e forcave “Renea” drejt polakëve që çdo që të qetësohej. Mësohet se gjatë tensionit të krijuar pas portës, stafi mjekësor i ekipit kombëtar i ka ardhur në ndihmë një tifozi, i cili kishte pësuar një çarje në kokë nga stoli i hedhur. “Panorama Sport” sjell momentet më pikante të sfidës ShqipëriPoloni, e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-0.

* Mbështetja e tifozëve jashtë stadiumit për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, të arrestuar në Tiranë, për llogari të Gjykatës Speciale në Kosovë. Vetë Goxhaj ka pretenduar pafajësinë dhe ka akuzuar Serbinë për akuzat e ngritura ndaj tij, ndërkohë që në Tiranë tifozët kanë realizuar një poster me mbishkrimin “lironi luftëtarin e Lirisë, Dritan Goxhajn”.

* Ekipi polak mbyll nxehjen i pari. Ndërkohë që kuqezinjtë futen në dhomat e zhveshjes për t’u bërë gati për nisjen me këngën e Adem Jasharit.

* Pas mbylljes së pjesës së parë, porteri polak, Shezni, u afrua te Jasir Asani dhe e komplimentoi për golin.

* Në momentin kur skuadrat zbritën për nxehje para ndeshjes, mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, takoi arbitrin spanjoll, Hoze Maria Sançez, me të cilin përballet shpesh në La Liga, pasi shqiptari është pjesë e Rajo Vajekanos. Balliu shkëmbeu disa batuta me arbitrin dhe më pas i uruan fat njëri-tjetrit.

* Kryeministri Edi Rama shfaqet krahë presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, djalit të tij, Zahos dhe gruas Lindës. * Në tribunë i pranishëm ishte edhe Marash Kumbulla me bashkëshorten e tij.

* Në përfundim të takimit, Mirlind Daku i kërkon fanellën Levandovskit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular