BallinaKryesore"Sot nuk mbajta fjalime patetike e as nuk...", dhjetoristi rrëfen telefonatën me...

“Sot nuk mbajta fjalime patetike e as nuk…”, dhjetoristi rrëfen telefonatën me Azemin një ditë para ekzekutimit

Nga Ardi Stefa
Me Azemin më tepër kam pasur përplasje se dakordësi, sidomos gjatë periudhës së grevave studentore për heqjen e emrit të diktatorit nga universiteti dhe periudhës kur debatonim në Këshillin Kombëtar.
Por miq politikë ngelëm gjithmonë, pavarësisht grindjeve!
Madje, 25 vite më parë, një javë përpara se ta vrisnin, më mori në telefon (isha në Athinë atëherë) dhe më kërkoi të rikthehesha në Shqipëri për të diskutuar një platformë politike me Dhjetoristët.
E njëjta telefonatë u përsërit edhe një ditë përpara se ta ekzekutonin…
Enigmatike telefonata e tij, duke qenë se nuk ishim miqtë më të ngushtë.
I thashë që do të shiheshim shumë shpejt, por nuk u takuam më…
I paharruar qofsh, MIK!
Sot nuk mbajta fjalime patetike e as nuk vendosa lule apo kurora hipokrizie te memoriali yt!…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular