BallinaKronikeU dhunua barbarisht nga anëtarët e fisit Rraja, flet Jashar Maja: S’jam...

U dhunua barbarisht nga anëtarët e fisit Rraja, flet Jashar Maja: S’jam dakord me “zbutjen” e akuzës së Prokurorisë, firmosa pa e lexuar

spot_img
spot_img

Pas Prokuroria e Tiranës zbuti akuzat ndaj anëtarëve të fisit Rraja në “plagosje të lehtë”, i dhunuari Jashar Maja tha se nuk është dakord me këtë vendim.

Jashar Maja, i cili ishte një prej dy kushërnjve që u godit barbarshit me shkop bejsbolli në lokalin në Krujë, tha për News24 se ka firmosur dokumentin e Prokurorisë, por pa e lexuar.

Ai shpjegoi se i është kërkuar nga shefi i krimeve të bëjë një denoncim të ri, por nuk ka pranuar, duke shtuar se faktet nuk kanë ndryshuar dhë dëshmia mbetet e njëjtë.

I pyetur se si do të veprojë, pasi moskallëzimi për herë të dytë mund t’u japë lirinë anëtarëve të fisit Rraja, Jashari tha se do të ndjekë çdo rrugë, duke shtuar se e ka humbur besimin në drejtësi.

“Na ka bërë do pyetje. Unë i kam thënë nuk ka nevojë për të bërë denoncim të ri. Sepse kërkonte me këmbëngulje ai shefi i krimeve.

‘Ore zotëri, i thashë nuk kam pse bëj denoncim më, kam dhënë shpjegim në Prokurori. Janë disa persona i ke të dukshëm se ka qenë ora 11 e ditës, jo e natës.’ Nuk jam dakord me këtë vendim që ka nxjerrë Prokuroria. Ose të bëhet një rieksperitm i ri

Ne do të shkojmë në SPAK, nuk e di ku do të shkojmë se nuk kemi besim në këtë shtet shqiptar. Nuk e di si të shprehemi, se di ku të flasim. Gjithë ajo prokurori të bëjë kto gjëra ditën për diell unë nuk e di ku të shkoj, kujt t’i drejtohem, kujt t’i ankohem.

Unë jam masakruar në prokurori më ka thënë ktu-ktu-ktu. Nuk mbaj mend më, se nuk jam në gjendje se mua më merren akoma mendtë. Si e ka nxjerrë ai prokuror, për rrahje të lehta..

Unë nuk jam në gjendje që të dal me mjet deri në qendër. Shkoj me shoqërues.

Prokuroria mund ta pushojë këtë çështje, po unë do ta ndjek ku të kem të drejtën time. Une nuk e di ça ka shkruar ai shef krimesh.

Unë i kam thënë nuk ka nevojë për të bërë denoncim tjetër.

Më ka thënë që ti ke për të firmosur se unë jam njohur me akt-ekspertizën që ka nxjerrë prokuroria. Nuk e lexova dokumentin.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular