BallinaKronikeU dhunuan barbarisht nga fisi Rraja, Prokuroria urdhëron riekspertimin mjekoligjor për dy...

U dhunuan barbarisht nga fisi Rraja, Prokuroria urdhëron riekspertimin mjekoligjor për dy kushërinjtë Maja

spot_img
spot_img

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar riekspertimin mjekoligjor për dy kushërinjtë Jashar dhe Bilbil Maja, të cilët u dhunua barbarisht ne shkop bejsbolli nga anëtarët e fisit Rraja në një lokal në Fushë-Krujë.

Vendimi u mor pas ndryshimit të akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje e lehtë me dashje”.

Prokuroria e Tiranës ka se është urdhëruar kryerja e riekspertimit me 3 mjekë. Ndryshimi i kualifikimit të veprës penale u bë pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj dy kushërinjve. Por përveç lehtësimit të pozitës penale, kërkohet ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

Kushërinjtë Maja kundërshtuan aktin mjeko-ligjor dhe kanë deklauar se do të bëjnë kallëzim ndaj ekspertëve, por theksuan se kanë hequr dorë nga ankimi për Rrajat.

“Thyerje e kockave”

Prokuroria e Tiranës më 11 nëntor, pas bërjes publike të lajmit për zbutjen e akuzës, njoftoi rezultatet e ekspertimit mjekoligjor të dy kushërinjeve të dhunuar.

Sipas organit hetues, nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1620, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit Jashar Majës u konstatua plagë në lëkurën e kokës si dhe shëmbje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

Ndërsa nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1621, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit Bilbil Majës u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.

“Mbështetur në kriterin mjeksor, të parashikuar në ligj, dëmtimet shtetasve J.M. dhe B. M., e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal”, njoftoi Prokuroria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular