BallinaKryesoreLulzim Basha deklaron votën PRO rritjes së pagës për anëtarët e Kushtetueses,...

Lulzim Basha deklaron votën PRO rritjes së pagës për anëtarët e Kushtetueses, ja qëndrimi i Berishes dhe Bardhit

spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur qëndrimin e tij pro rritjes së pagës për anëtarët e Kushtetueses, në një kohë kur ish-kryeministri Berisha dhe kreu i Grupit, Gazment Bardhi, janë shprehur kundër.

Basha deklaroi se një gjyqësor me rroga të larta është më i pavarur nga qeveria dhe më i gatshëm për të ndërmarrë hetime në luftën kundër korrupsionit.

“I inkurajojmë të sjellin propozimet për rritjen e pagave të gjithë sistemit gjyqësor.

Çdo rritje për gjyqësorin për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, nëse do e sjellin, për gjyqtarët e Apelit, për magjistratë e tjerë i shërben pavarësisht gjyqësorit.

Një gjyqësor me rroga të larta është më i pavarur nga qeveria, më i gatshëm dhe më i pavarur për të ndërmarrë hetime në luftën kundër korrupsionit që është prioritet kombëtar dhe i PD”, tha kreu i PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular