I riu që shikoni në foto është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë gjahu në Pire mesditën e së premtes (15 shtator).
Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të tij ku shihet i shtrirë në tokë pa shenja jete, mbuluar me gjak.
Ai u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë nga një 68-vjeçar me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme.
Shqiptari u dërgua në spitalin Zaneio por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën.
Viktima mësohet se ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi sherri.
“Tani mbarova me ty”, iu drejtua autori para se a qëllonte për vdekje shqiptarin.
Dëshmitarët thanë se 68-vjeçari shfaqte shpesh sjellje agresive dhe i kërkonte viktimës një vend parkimi në parkingun ku i riu punonte.
Pas debatit, autori shkoi në banesën e tij, mori armën dhe qëlloi për vdekje me gjakftohtësi shqiptarin.