Flamur Hoxha: Të dëbojmë Edi Ramën nga bashkia e Kukësit, ky mision është për ne

0
240
Nga Flamur Hoxha
Largimi i Edi Ramës nga pushteti është sfida e cdo njeriu që e sheh se jetesa po keqësohet përditë e më shumë në Shqiperi. Ndaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë qytetarë, zyrtarë, deputetë në një front të vetëm opozitar e të mos shohim qimen në sytë e njëri tjetrit.
Ne mund të na ndajnë shumë gjëra por nëse jemi demokratë e opozitarë na bashkon dëbimi i Edi Ramës prej Kukësi. Asnjë justifikim nuk ka vlerë për këdo para kësaj detyre që kemi, të dëbojmë Edi Ramen nga bashkia e Kukësit… të tjerat janë dokrra hini.
Unë si deputet demokrat, si kuksian, jam me të gjithë ata që janë për largimin e tij nga bashkia e Kukësit, mendoj se jo vetëm cdo kuksian por cilido shqiptar demokrat ose jo, duhët të angazhohet maksimalisht që ta shpëtojmë bashkinë e Kukësit nga sundimi dhe regjimi i pushtetit privat të Edi Ramës.
Ky mision është për ne që jetojmë përditë në këtë vënd. Të behemi bashkë ta shpëtojmë Kukësin e gjithë Shqipërinë nga ky pushtet që e ka lënë peng atdheun tonë.
Këto zgjedhje janë momenti për të shpëtuar Kukësin, Edi Rama largohet me fitoren e Emri Vatës!