BallinaKryesoreEMRAT/Të zgjedhurit e foltores me siglën e Partisë së Lirisë më 14...

EMRAT/Të zgjedhurit e foltores me siglën e Partisë së Lirisë më 14 maj, braktisin takimin e Sali Berishës

spot_img
spot_img

Sali Berisha ka thirrur sot në një takim ato pak kryetar bashkie që kanë dalë më 14 maj, si dhe të gjithë këshilltarët në një takim në Hotel Tirana. Por siç mësohet një pjesë e konsiderueshme e të zgjedhurve e kanë bojkotuar.
Në presidiumin që Berisha ka formuar për takimin nuk ka pasur as një kryetar bashkie, as të Kavajës, as të Memaliajt, e as Fush-Arrësit e Pukës.
Berisha u ka dhënë porositë të zgjerdhurve vendorë, ku i kërkoi të kundërshtojnë rritjen e taksave. Berisha u kërkoi të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve, por theksoi se duhet të denoncojnë “çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj”.
Ky eshte njoftimi i shperndare

NJOFTIM PËR SHTYP
Në ora 12:00, nën kujdesin e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha dhe me nismën e një grupi kryetarësh të bashkive, dalë nga zgjedhjet e fundit vendore , organizohet Asambleja e Përgjithshme e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.
Takimi do të ndahet në dy sesione. Sesioni i parë me temë: Platforma e PD për Qeverisjen Vendore.
Sesioni i dytë me temë: Rezoluta e Asamblesë dhe Zgjedhjet e organeve të Shoqatës së Bashkive.
Në panelin e asamblesë do të marrin pjesë: Prof. Dr. Sali Berisha, Z. Ylli Asllani, Z. Fisnik Qosja, Z. Bardh Spahia, Z. Ilir Alimehmeti, Z. Albert Mëlyshi, Z. Rrok Dodaj.

Aktiviteti do të zhvillohet në Hotel Tirana International.
Aktiviteti do të jetë me regji. Link për media do të dërgohet pak para fillimit të aktivitetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular