BallinaAktualitetKryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për...

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

spot_img
spot_img

Zbardhen pazaret e fshehta të kryetares së Kuvendit Lindita, Nikolla me ish-kryeministrin Sali Berisha për të fuqizuar dhe njëherë luftën e tij për të marrë Partinë Demokratike që ta përdorë për interesat personale. Mësohet se në 4 shtator, në zyrën e kësaj të fundit ka mbërritur një shkresë nga Partia Demokratike, e cila e njofton atë për ndryshimet e ndodhura në statutin e kësaj force politike, e cila, në shembullin e CDU-së gjermane, ka zgjedhur që në opozitë kreun e grupit parlamentar ta drejtojë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndryshe nga sa parashikon detyra e saj, ajo e përcjelljes së vullnetit të partive politike që organizojnë në bazë të statutit të tyre veprimtarinë në Kuvend, ku grupet parlamentare janë të partive politike, jo anasjelltas, “kamikazja” Lindita Nikolla ka zgjedhur t’i japë “oksigjen” Berishës në betejën e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe planit të tyre për sanksionimin dhe largimin nga politika të personazheve që pengojnë zhvillimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo skemë e qeverisë vjen në një moment pas daljes së PD-së nga kthetrat e Sali Berishës dhe levave të tij. Kryeministri Edi Rama e di mirë që humbet aleatin më të madh për thellimin e fitoreve, Sali Berishën, i cili është shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Fijet e bashkëpunimit

Por në këtë mes mund të kenë hyrë sërish në lojë edhe fijet që lidhin “Foltoren” me qeverinë, pasi kjo nuk është një sjelle e re e Lindita Nikollës. Të gjithë e kujtojnë sesi gjatë janarit të vitit 2022 këmbente mesazhe me deputetin Flamur Nokën për të koordinuar ndërhyrjen e Berishës në foltoren e Kuvendit, vetëm për të ngjizur konfliktin brenda radhëve të Partisë Demokratike. Ai ishte një moment i kapur nga kamerat dhe i bërë publik nga të gjitha mediat, por ai komunikim është vetëm maja e ajsbergut të pisllëkut dhe fijeve që lidhin Berishën dhe Ramën, përmes Lindita Nikollës. Çdo ditë që kalon po faktohet se kryeparlamentarja Nikolla në bashkëpunim me deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, po përpiqen të mbajnë në skenën politike plakun Berisha. Madje këtë pazar të fëlliqur e pranoi dje dhe deputeti Bardhi, i cili nga qyteti i Kukësit teksa komentoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, u shfaq optimist se Lindita Nikolla do ia marrë parasysh kërkesën atij, për sa kohë, thotë se në mbledhjet e Kuvendit, ftohet ai si kryetar i grupit parlamentar të PD. Ndaj dhe vonesa dhe pengesa që ajo po krijon për njohjen e Lulzim Bashës si kreun e grupit të Partisë Demokratike, sikurse e parashikon statuti i kësaj force politike, është vetëm vijimi i kësaj përpjekje të mbrapsht për të penguar opozitën e për t’i vënë shkopinjtë në rrota planeve strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pazaret Rama-Berisha

Pra kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, përmes këtyre trukeve parlamentare, kulisave dhe oligarkëve të përbashkët si rasti i kullës së Zenit në mes të Tiranës tregojnë se ata janë dy politikanë që po mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Kjo simbiozë mes tyre, fundi i njërit shënon dhe fundin e tjetrit, përcillet edhe në sjelljen politike të Lindita Nikollës, e cila nuk po vepron si kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, por si ushtarja më e bindur e Trekëndëshit të Bermudës. Ndonëse e turpshme dhe e pisët si lëvizje, kjo nuk tregon forcën e Berishës dhe Ramës, që veprojnë përmes “kamikazes” Lindita Nikolla, por frikën dhe dobësinë e tyre. Sepse kush më mirë se Amerika e di që kamikazët u përdorën nga Japonia në fazën e fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur e vetmja gjë që u kishte mbetur ushtarëve të Perandorit japonez përballë superfuqisë në ngritje, ishte vetësakrifikimi duke u hedhur në erë me avionët e tyre. Në të njëjtën trajektore është edhe Lindita Nikolla, që kujton se me intriga e kulisa do pengojë planet e SHBA për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, por në fakt veç po hedhë veten e saj në erë, për të mbrojtur njerëzit më të korruptuar të këtyre tre dekadave. Gazeta Sot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular