Mbrëmja e parë në Champions 2023-‘24 në Barcelonë ka qenë e nxehtë. Katalanasit kanë triumfuar në fushë përballë kampionëve të Belgjikës, por mediat spanjolle raportojnë për përplasje të shumta mes tifozëve belgë dhe policisë spanjolle. Të pranishëm në “Park Montjuiç” kanë qenë të pranishëm rreth 2600 tifozë të ardhur nga Belgjika, të cilët para dhe pas takimit janë përleshur me policinë e Barcelonës. Vetë policia spanjolle ka raportuar se përplasjet kanë ardhur në zona të ndryshme të qytetit, por nuk raportohet për të plagosur apo persona të tjerë të lënduar. PANORAMASPORT.AL