Adrola Dushi zbulon të gjitha detajet se si nisi karriera e saj në botën e modelingut!

0
316

Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë Adrola Dushi. Modelja bukuroshe ka zbuluar në Top Albania Radio detaje jo vetëm nga jeta e saj profesionale por edhe ajo personale të cilat duket që po shkojnë shumë mirë.
Faktikisht kur e mendoj jam shumë krenare për veten. Nuk e di, një gocë që shkoi në Nju Jork pa njohur askënd realisht. Kisha familjen time por ata nuk kishin lidhje me punën time dhe ia dola shumë mirë të kem punë që janë me emër si për make-up apo veshjet, kam marrëdhënie shumë të mirë me ta.Duke qenë një vajzë kaq e suksesshme në fushën e modeligut si e shikon Adrola këtë garën për protagonizëm? A e ka ajo frikën se dikush mund t’i zë vendin?
Unë jam thjesht një njeri shumë i llastuar nga fati. Jam me të vërtetë shumë e llastuar, nuk e di në momentin që unë shkoj punoj kur kthehem më kërkon vazhdimisht Geri që duhet të jem atje por sigurisht që më jep kohë dhe më kupton. Nju Jorku është shumë i madh, aty ka punë pafund realisht.

Si nisi karriera për modelen bukuroshe në Shtetet e Bashkuara?

Fillimi fare ka qenë nga Miss-i, kur shkova për herë të parë në Las Vegas. Më pas tentova aty ku jeton edhe familja ime por nuk funskionoi sepse nuk qëndrova atje u ktheva në Shqipëri sërish. Kur jeta ime mori rrjedhë tjetër unë vendosa të jetoja në Nju Jork, jam pafundësisht mirënjohëse ndaj Xhesika Berberit, ajo ka qenë në atë kohë atje që jetonte. Unë në atë kohë jetoja me të dhe ka qenë njëfarë udhërrëfyese e imja, më ka ndihmuar të shkoj tek agjensia, të shkoja tek kompanitë të punoja. Shkonim në fillim bashkë në ‘casting’. Mendoj se ka qenë një ndihmë shumë e madhe në fillimet e mia pastaj rruga u shtrua shkoi shumë mirë dhe kuptova si funksiononte.

Adrola shtoi më tej se:

Atje nuk duan gocën e bukur, duan hundën e bukur, vetullën, fijen e flokut, gishtat. Nuk ka të bëjë ajo pamja totale perfekte e një femre por thjesht duan atë gjënë që ata kanë në kokën e vet një hundë, buzë apo vetullë të tillë. Tani ka ndryshuar shumë dhe të them të drejtën unë kur shkova atje u dorëzova sepse shkova me shumë ambicie. Mua më pëlqen natyralja, e paprekura, gjërat real. Okej mund të më shajnë të gjithë njerëzit por unë nuk jam shumë fanse e madhe e Gigi Hadid apo Kendall para Adriana Lima-s e të tjera me radhë dhe në atë moment u zhdukën të gjitha supermodelet dhe u futën disa modele të tjera që as nuk ishin gati për gjërat aty ku ishin. E kuptova që funksiononte ndryshe, duhet të ishe një gocë shumë e pasur që të shkoje në nivele shumë të larta. Unë shkova në një moment që isha zero në çdo anë timen por që ka ndryshuar. Më pëlqen që mund të paguhesh shumë mirë dhe nuk të kërkojnë patjetër foto për Instagram, bën shooting dhe ata kanë WEB-et e veta nuk duan që t’i të zhvishesh. Janë shumë korrekt edhe pse këtu e bëjnë sikur atje bëhet nami që të ngacmojnë të zhveshin jo, jo. Është agjensia që mban përgjegjësi për të gjitha.