Deklaratat e Bardhit për ndërkombëtarët dhe përplasja në PD, reagon ambasada e SHBA

0
253

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me deklaratat e Gazment Bardhit dhe përplasjet brenda PD për kryetarin e grupit.

Në reagimin e ambasadës thuhet se ata besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme, ndërsa theksohet se nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.