Grupi i “Foltores” i bashkuar me spartanët e Gaz Bardhit po bëjnë sikur bëjnë namin në Kuvend apo dhe terren. Me shumë se propagandë asgjë më shumë . Sorollaten me kot dhe rezultat nuk prodhojnë. Të pafuqishëmm për të qenë të besueshëm në publik apo të fortë për të mundur mazhorancën, Berisha dhe “Foltorja” kanë matur forcat sot brenda opozitës teksa nxorën një listë me 28 deputetë që mbështesin Bardhin si kryetar Grupi duke u bashkuar rreth non gratës, por harruan ose nuk morën parasysh reagimin e fortë ndërkombëtar të SHBA dhe BE të cilët apelonin për distancim ndaj personave me të cilët ata nuk duan që deputetët dhe politikanët të bashkëpunojnë! Në reagimin e ambasadës së SHBA ndër të tjera thuhet: -“Nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”.
“Kemi marrë mbështetjen e evropianëve” – tha Gaz Bardhi një ditë më parë, por sot delegacioni i BE e ‘rrëzoi’ duke deklaruar –“ Asnjë diskutim me opozitën për Avokatin e Popullit”.
E njëjtë gjë ndodhi edhe me mospranimin nga mazhoranca të kërkesës së Bardhit për përcaktimin e anëtarëve të Reformës Zgjedhore në këtë seancë. Çudia është që në tollovinë e diskutimeve të lira, në kuadër po të propagandës, të mosditjes së kapjes diku pas një dege, të mungesës së besimit në rezultatin zgjedhor të 24 shtatorit, teksa Ulsi Manja iu parashikoi rezultatin në Kukës bazuar në të dhënat që forca e tyre politike ka, Berisha, Noka dhe Foltorja iu turrën për të akuzuar Ulsi dibranin për humbjen në Kukës. E nuk kanë faj, Ulsiu vetëm në mbyllje të fushatës ishte i pranishëm, por duke qenë se të dy kandidatët janë të Çetit (PS dhe Rithemelimit), Berisha, Noka etj, nuk dijnë ku ta vënë gishtin nga Tropoja në Kukës dhe Has, ndaj zgjodhën komshiun, një dibran për të akuzuar për humbjen e pritshme në Kukës ditën e dielë.
E paprecedentë/”Foltorja” akuzon dibranin Ulsi për humbjen në Kukës dhe përgënjeshtrimi i Bardhit nga SHBA dhe BE!
RELATED ARTICLES