BallinaRajoniZgjidhet kreu i ri i “Syrizas” në Greqi, kush është biznesmeni greko-amerikan...

Zgjidhet kreu i ri i “Syrizas” në Greqi, kush është biznesmeni greko-amerikan që do udhëheqë partinë më të madhe të opozitës atje

spot_img

Stefanos Kasselakis, një ish-tregtar 35-vjeçar, sot sipërmarrës greko-amerikan, u zgjodh udhëheqës i partisë më të madhe opozitare greke, Syriza-s, duke shkaktuar tronditje në të gjithë të majtën greke me ngritjen e tij të shpejtë.

Sipas mediave të huaja, brenda një muaji, ai doli nga ‘errësira politike’ për të kryesuar grupin kryesor opozitar të Greqisë. Kasselakis hodhi kapelen e tij në ring në fund të gushtit, duke postuar një video katër minutëshe në kanalet e mediave sociale duke premtuar “ndërtimin e ëndrrës greke”.

Ai shihet nga disa si një frymë e re për një parti që ka sfiduar Kyriakos Mitsotakis dhe partinë e tij të krahut të djathtë në pushtet, Demokracia e Re, në zgjedhjet e fundit.

Me përvojë të kufizuar politike, duke përfshirë një periudhë vullnetare për Senatorin e atëhershëm amerikan, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale demokrate të vitit 2008, Kasselakis përdori karrierën e tij të biznesit për të pozicionuar veten si kandidat për të mposhtur kryeministrin Mitsotakis.

Ai zëvendëson ish-kryeministrin Alexis Tsipras, i cili dha dorëheqjen si kreu i Syriza në qershor pas performancës së dobët elektorale të partisë. Tsipras e udhëhoqi Syrizën drejt fitores në zgjedhjet e 2015-ës dhe qeverisi përmes krizës së trazuar financiare derisa u rrëzua nga Mitsotakis në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës, por mbeti lider i partisë deri këtë verë.

“As skenaristi më i çoroditur nuk mund të vinte me një komedi kaq të zezë politike,” shkruan në një artikull në gazetën kombëtare Kathimerini, duke ironizuar ngritjen e shpejtë të Kasselakis.

Deri kohët e fundit, jetonte në SHBA dhe numëron disa gjuhë, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe spanjisht ndër gjuhët që flet rrjedhshëm.

Kundërshtarja e Kasselakis ishte 38 vjeçarja, një avokate dhe ish-ministre e punës, e cila ishte konsideruar si fituese për këtë rol.

Kasselakis u tha mbështetësve të tij jashtë selisë së Syrizës se “drita fitoi”. “Unë nuk jam fenomen. Unë jam zëri i shoqërisë. Nuk do iu tradhtoj kurrë”, u zotua ai.

Ndër prioritetet e politikave të propozuara nga biznesmeni janë lehtësimi drastik i taksave për punonjësit e sektorit privat dhe publik, ndarja e kishës nga shteti, reformat në drejtësi, shtetësia për fëmijët emigrantë të lindur dhe rritur në Greqi dhe legalizimi i martesave të të njëjtit seks.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular