BallinaAktualitetGJKKO shpall fajtorë Lefter Kokën dhe 11 të akuzuarit e tjerë për...

GJKKO shpall fajtorë Lefter Kokën dhe 11 të akuzuarit e tjerë për aferën e inceneratorit të Fierit! BIRN: Ish-ministri, zyrtari më i lartë politik i dënuar pas Fatos Nanos

spot_img

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash në një gjykim ky 12 nga të pesëmbëdhjetë të akuzuarit u shpallën fajtor dhe u dënuan në total me mbi 40 vjet burg.

Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit u shpallën fajtorë të hënën nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një nga tre procedimet penale të lidhura me të ashtuquajturën “aferë e incineratorëve”.

Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vite burg. Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, u dënua me 6 vite e tetë muaj burg.

Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Nëse vendimi do të mbetet në fuqi, Koka pritet të përfitojë edhe nga llogaritja me 1.5 ditë e periudhës së paraburgimit nga dhjetori i vitit 2021 dhe për rrjedhojë, mund të dalë nga burgu pas rreth katër vitesh.

Ai është zyrtari më i lartë politik i dënuar pas ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u dënua më 1993 në atë që gjerësisht shihet si gjyq politik. Koka po gjykohet veçmas për incineratorin e Elbasanit.

Ish-deputeti Alqi Bllako u dënua për shpërdorim detyre me 2.8 vite burg në rastin e incineratorit të Fierit.

Disa zyrtarë, të cilët ishin pjesë e grupit të punës që miratoi kontratën e koncesionit, u dënuan me nga dy vjet burg për abuzim me detyrën.

Incineratori i Fierit ishte kontrata e dytë koncesionare që qeveria e kryeministrit Edi Rama i dha një grupi biznesmenësh të ndërlidhur, nën supozimin se vendi kishte nevojë për impjante të eliminimit të mbetjeve me djegie.

Në vitin 2020, Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike në emër të së cilës Koka pati shërbyer si Ministër i Mjedisit, e akuzoi atë publikisht për korrupsion duke zbuluar një skemë të transferimit të parave nga kompanitë e incineratorëve për te kompani apo persona të lidhur me të. LSI bëri denoncim në prokurori ndërkohë që Koka garoi në zgjedhjet e vitit 2021 për Partinë Socialiste duke fituar një numër të lartë votash. Koka dha dorëheqjen pak pas zgjedhjes si deputet dhe u arrestua disa muaj më vonë. Kallëzimi i LSI solli hapjen e hetimeve për incineratorin e Elbasanit. Vendimi për Elbasanin pritet të jepet me 5 tetor.

Në lidhje me incineratorin e Fierit, hetimet u hapën pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike.

Një hetim i tretë është në vijim, për skemën e incineratorit të Tiranës. Të trija skemat i kanë kushtuar taksapaguesve deri tani së paku 150 milionë euro. /BIRN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular