Nga Arben Shkoza (Kryetar i deges se PD nr.14 Tirane
Një e dielë ndryshe për demokratët e degës 14 Tiranë, pasi patën mundësinë për tu takuar dhe bashkëbiseduar me Kryetarin e PDSh-së, Lulzim Basha.
Një e dielë ndryshe për demokratët e degës 14 Tiranë, pasi patën mundësinë për tu takuar dhe bashkëbiseduar me Kryetarin e PDSh-së, Lulzim Basha.
Gjatë gjithë ditës, ai u takua edhe me mjaft qytetarë të shtresave të ndryshme prej të cilëve dëgjoi me vëmendje hallet dhe problemet me të cilat ata përballen çdo ditë nën regjimin e Rilindjes si në pushtetin qendror ashtu dhe në atë vendor, duke mbajtur shënim çdo problem dhe duke premtuar se për këto probleme opozita do të jetë një zë i fuqishëm sot, e nesër në pushtet do të bëjë çdo gjë që ato të vihen në rrugën e zgjidhjes.
Kreu i PD, Basha është pritur si në shtëpinë e tij gjatë gjithë takimeve me entuziazmin e duhur për ringritjen e PD.
Dita nisi me një kafe me banorët e Tufinës, për të vazhduar me një takim pune me strukturat e PD në Zall-Bastar dhe duke vazhduar më pas me një bashkëbisedim me banorë të Zall-Herrit, të cilët përballen sot me vështirësi të shumta që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut për prodhimet bujqësore si dhe mungesa e vendeve të punës.
Përpos takimeve të shumta me qytetarë gjatë ecjes në këmbë, dita do të mbyllej me një kafe me demokratët e Qesarakës.
Ky takim i Kryetarit Basha, ishte një fillim mjaft i mirë i rrugëtimit tonë dhe ringritjes së fortë dhe të shëndetshme të PD, me elementët më të mirë brenda familjes sonë politike, me qytetarë dhe intelektualë nga familje të mira, me rrënjë të forta brenda së djathtës që kanë dëshirë që Partia Demokratike të jetë vërtet antikomuniste dhe euroatlantike.
Familja jonë politike ringrihet fuqishëm dhe do të bëhet e besueshme duke u ngritur mbi vlera, kontribute reale dhe jo bashkim copëzash, bazuar mbi interesa meskine për të ruajtur karriget në parti sot, e nesër në pushtet! Vetëm duke qenë të vërtetë dhe të besueshëm për demokratët dhe shqiptarët do të kemi mundëdinë që të fitojmë besimin e tyre.
Së bashku me deputeten e zonës, Znj. Pampuri të cilët dua ta falenderojë për qenien pranë strukturave, garantuam Z. Basha që do të bëjmë çmos të ofrojmë elementët më të mirë që kanë dëshirë të kontribuojnë me qëllim që shtëpinë tonë ta bëjmë më të mirë e të fortë sepse sic do jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër.
Së fundmi, dua të falendëroj çdo anëtar të PD dega 14 Tiranë, çdo kryetar seksioni, grupseksioni dhe anëtarë kryesie për qëndresën e tyre, qartësinë që patën në këto kohë të vështira për të qenë pranë familjes së tyre politike e goditur nga të gjitha anët.
Sot është koha që të punojmë së bashku me qytetarët për tu bërë një alternativë e besueshme dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.