Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj, për lirimin e një llogarie bankare në emër të tij.
Përmes avokateve të tij Ahmetaj i kërkoi gjykatës të shfuqizojë masën e sekuestros të vendosur mbi një llogari bankare në emër të tij, por kërkesa e shqyrtuar nga gjyqtari Erjon Bani, u rrëzua, duke e argumëntuar si kërkesë e pa bazuar në ligj dhe në prova.
Llogaria bankare, objekt i kësaj kërkesë është vetëm një nga gjashtë pasuri të sekuestruara për llogari të hetimit të nisur ndaj tij, për akuzat e “korrupsionit”, “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim të parave”.
Mes katër pasurive të paluajtshme të sekuestruara janë një vile në bregdetin e Palasës dhe një vilë në Hamallaj.