Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi mëngjesin sot në Shkodër ku do të zhvillojë takime me qytetarë gjatë gjithë ditës së sotme.
Në kuadër të turit të tij në gjithë vendin, kreu demokrat këtë herë është ndalur në kryeqendrën e veriut për të biseduar me shkodranët lidhur me problematikat që ata kanë por edhe për të njohur ata me prioritetet e PD që nga reforna zgjedhore deri tek lufta ndaj korrupsionit ne nivele të larta.
Pas kafes së mëngjesit, busedën e parë në Shkodër, Basha e pati me një grup pedagësh të rinj të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, me të cilët diskutoi për problemet e mëdha me të cilët përballet sot arsimi shqiptar e në veçanti Universiteti.
“Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar. Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë”, – shkruan kreu i PD në postimin e tij në Facebook.