Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, këtë të mërkurë (27 shtator).
Sipas burimeve për Panorama TV, mësohet se ka mbetur i vdekur Zef Guri ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur djali i tij, Gjin Guri.
Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe rrethanat mbeten të paqarta.
Autori ndërkohë është larguar në drejtim të paditur, ndërsa mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.