Një shfaqje e shëmtuar u regjistrua në sfidën mes Olimpiakosit dhe Arisit që përfundoi me rezultatin 4-1 për vendasit.
Politika vazhdon të ngatërrohet me sportin dhe një tjetër rast aspak i këndshëm vjen nga stadiumi “Georgis Karaiskakis” i Pireut, ku në minutën e katërt është shpalosur një banderolë me shkrimin: “Kosova është Serbi”.
Në tribuna u dëgjuan kore kundër Kosovës, ndërsa banderola u shpalos nga tifozët e Olimpiakos. Këto pamjet të shëmtuara u shpërndanë me shpejtësi edhe në rrjetet sociale.
Raste të tilla, natyrisht jo vetëm që nuk i shërbejnë lojës më të bukur në botë, por edhe zbehin magjinë e futbollit. Kujtojmë që Greqia është një nga vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që tifozët e Olimpiakosit kanë raporte të ngushta miqësore me ata të Crvena Zvezdës.
PANORAMASPORT.AL