BallinaKronikeEMRAT/ Atentati ku u vra babi dhe u plagos i biri, kush...

EMRAT/ Atentati ku u vra babi dhe u plagos i biri, kush janë katër autorët e dyshuar të krimit

spot_img
spot_img

Policia ka identifikuar katër autorët e dyshuar të vrasjes së Zef Gurit dhe plagosjes së djalit të tij, Gjin Guri, mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër (27 shtator).

Autorët e dyshuar janë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla, Çesk Serraj si dhe Gjovalin Guri, raporton News24.

Ndërkohë, në pyetje në polici janë marrë Martin Qershija, Edmon Nika, Çesk Serraj dhe Kujtim Dholla.

Ndërsa, Gjovalin Guri i cili është djali i xhaxhait, është person i shpallur në kërkim më herët për kultivim kanabisi.

E shkuara e Gjin Gurit

Gjin Guri, është një person me precedent penal, sepse është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

Në nëntorin e vitit 2021 iu është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij në Shosh.

Forcat e Policisë vendore të Shkodrës shkuan drejt vendit të ngjarjes, ku nisën hetimet lidhur me këtë shpërthim në lokalin e tij.

Por personat që e vendosën lëndën plasëse u larguan menjëherë duke pasur gjithë kohën e mjaftueshme për shkak të distancës së largët nga qyteti i Shkodrës.

“Policia e Shkodrës njoftoi shkurtimisht në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Njësinë Administrative të Shoshit në zonën e Dukagjinit, duke theksuar se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. “Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale). Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje”, sqaroi Policia.

Ndërkohë, në vitin 2015 Gjin Guri u arrestua sërish nga Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Bjeshkët”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

Policia ishte në ndjekje të tij prej disa javësh dhe ndërhyri sapo mori informacion se ishte kthyer në shtëpi. I arrestuari dyshohet se 1 vit më herët qëlloi ndaj Policisë në tentativë për të mbrojtur parcelat me kanabis, por vetëm disa javë më pas u vendos në pranga nga uniformat blu të Shkodrës. Gjin Guri dyshohet se është një prej personave që qëlluan ndaj forcave të Policisë në fillim të atij muaji gjatë operacionit antikanabis në zonën e Dukagjinit, ku u shkatërruan afro 300 parcela me bimë narkotike.

Ai figuronte edhe në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë, në operacionin e parë antikanabis në këtë zonë. Shtetasi Gjin Guri pasi është liruar nga burgu ka vijuar aktivitetin me lokalin e tij ndërsa bën edhe rrugën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas me furgon pasagjerësh.

Nga dyshimet e deritanishme të Policisë pohojnë se vendosja e lëndës plasëse pranë lokalit të 44-vjeçarit është një sinjal ndaj tij nga ndonjë grup kriminal që merret me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Kjo është vetëm njëra prej pistave, ndërsa mësohet se kohët e fundit, pas daljes nga burgu, shtetasi Gjin Guri nuk ka pasur konflikte të drejtpërdrejta me ndonjë person por dyshimet e Policisë janë se lënda plasëse ka burim kanabisin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular