BallinaKronike“Prova të reja”, SPAK paralajmëron zhvillime surprizuese për çështjen “Ahmetaj”. Hetim pasuror...

“Prova të reja”, SPAK paralajmëron zhvillime surprizuese për çështjen “Ahmetaj”. Hetim pasuror e verifikime dhe për dy figura të tjera të PS

spot_img
spot_img

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka deklaruar këtë të enjte, se ka zhvillime të reja lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati.

Gjatë një takimi me gazetarët, Altin Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-zv.kryeministrit i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.

“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”-tha shkurtimisht Dumani para gazetarëve.

Ahmetaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular