BallinaAktualitetVIDEO/Sveçla publikon pamje nga vila e Radojçiqit: S’bëhet fjalë për luftëtar lirie,...

VIDEO/Sveçla publikon pamje nga vila e Radojçiqit: S’bëhet fjalë për luftëtar lirie, por për Pablo Escobar të rajonit

spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka publikuar pamje (video) të vilës luksoze të Milan Radojçiqit.

Sveçla ka thënë se pamjet dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie”, por për një Pablo Escobar të rajonit.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë ‘luftëtar lirie’, por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multimilionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, ka thënë ai.

“Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka vijuar Sveçla.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular