BallinaKronikeTragjike/ Makineria e mishit i kap flokët dhe e bën copash, humb...

Tragjike/ Makineria e mishit i kap flokët dhe e bën copash, humb jetën 50-vjeçarja shqiptare në Greqi! Ngjarja në sy të së bijës

spot_img
spot_img

Një 50-vjeçare shqiptare është copëtuar nga një makineri për grirjen e mishit, teksa po përpiqej ta pastronte.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së premtes në Mesolongji. Mësohet se viktima po pastronte makinerinë e mishit, por ajo i ka kapur flokët duke i bërë copash trupin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së saj, e cila ka nisur të bërtasë.

Nënë e bijë raportohet se punonin duke pastruar dyqane.

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, ku u zhvensos pas largimit nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të fitur bukën e gojës”, tha për protothema.gr një banor i lagjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular