Është gjetur i vdekur ish-bashkëshorti i Klodiana Vefës, 37-vjeçares e cila u ekzekuta me plumb në kokë mbrëmjen e së enjtes së kaluar (28 shtator) në Castelfiorentino, në provincën e Firences.
Alfred Vefa, i cili është autori i dyshuar i krimit, të cilin policia e kërkonte prej rreth 2 ditësh, u gjet në një zonë të izoluar të komunës së San Casciano në Val di Pesa.
Sipas policisë ai dha fund jetës duke qëlluar veten me armën që përdoro për të vrarë edhe gruan e tij.
Rreth orës 4 të mëngjesit, një qytetar ka raportuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka zbuluar se ishte makina e Alfred Vefës.
Ata nisën kërkimet dhe gjenin trupin e tij të pajetë në orën 6 të mëngjesit.