Një tub gazi në në karburant pranë rrethrrotullimit të Shkozës është çarë duke shkaktuar kështu rrjedhje gazi në zonë.
Sipas informacioneve, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Për çështje sigurie, rruga e urës së Shkozës është bllokuar, pasi në zonën e perimetrit të rrethuar ka ende rrezikshmëri.
Sipas uniformave blu, mësohet se janë evakuar banorët.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.09.2023, reth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.