BallinaRajoniTensionet në Veri, presidentja Osmani: Vuçiç toger i Millosheviçit, s’do ta lejojmë...

Tensionet në Veri, presidentja Osmani: Vuçiç toger i Millosheviçit, s’do ta lejojmë të rrënojë lirinë dhe paqen në Kosovë

spot_img
spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se nuk do ta lejojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të rrënojë lirinë dhe paqen në Kosovë.

Komentet Osmani i bëri përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku e quajti Vuçiçin toger të Slobodan Millosheviç.

Sipas Osmanit, të dy ata janë përpjekur të prishin lirinë, paqen dhe bashkëjetesën midis komuniteteve të ndryshme, në Kosovë dhe Ballkan.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën midis komuniteteve të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular