BallinaAktualitetI kërcënohet jeta nga banda e Laert Haxhiut, Altin Dumani kërkesë...

I kërcënohet jeta nga banda e Laert Haxhiut, Altin Dumani kërkesë Policisë për marrjen në mbrojtje të prokurores së SPAK

spot_img
spot_img

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka kërkuar nga forcat e Rendit që të shtojnë masat e sigurisë për prokuroren Doloreza Musabelliu, e cila dyshohet se ishte në listën e personave që grupi i Laert Haxhiut do të ekzekutonte.

Ndërkohë pritet reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, lidhur me situatën në fjalë.

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ishte ai që përmes dëshmisë së tij ka zbuluar atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, nga grupi i Haxhiut.

Tafani, ka deklaruar se po thurej planin për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës Adriatik Doga dhe avokaten Merita Selimi.

Ai sipas dëshmisë së siguruar nga News24, mësohet se ka deklaruar se Haxhiu ka dashur “të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK”, ndërsa sipas tij, “kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin”.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular