Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj SPAK në luftën e këtij institucioni kundër krimit të organizuar.
Në një reagim në X, Basha shprehet se kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar se PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të këtij institucioni.
Reagimi i plotë i Bashës:
Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.
Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK.