BallinaAktualitetKthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti gjatë javës! Ja kur rikthehen reshjet....

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti gjatë javës! Ja kur rikthehen reshjet. Temperaturat minimale deri në…

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së Anticiklonit Afrikan.

Parashikohet mot i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa gjatë ditës së Enjte dhe të Premte vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqëndruar në relievet kodrinore-malore.

Ndërkohe temperaturat minimale do të arrijnë deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale arrijnë deri në 30 gradë celsius.

Parashikimi i motit nga Shërbimi Metorologjik Ushtarak:

Këte jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së Anticiklonit Afrikan.

Moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare.

Gjatë ditës së Enjte dhe të Premte vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqëndruar në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa pëgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës era do të jetë intensive e me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju urojmë javë të mbare!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular