“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport. Sipas raportimeve të gazetës Sinjali, Hajdarit iu vodhën 2 mijë e 500 euro dhe gjëra të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije detaje se si grabitësi u fut në banesën e ministres Hajdari, u përball me të dhe u zhduk para syve të saj, bashkë me gjësendet që kishte “avulluar”.