BallinaOP ED“Zgjedhjet në Sllovaki nuk cenojnë qëndrueshmërinë e aleancës Euro-Atlantike”

“Zgjedhjet në Sllovaki nuk cenojnë qëndrueshmërinë e aleancës Euro-Atlantike”

spot_img
spot_img

NGA ARDIT GJINALI 

Sllovakia është një aktor i veçantë, njëjtë për pozitën politike historike dhe në të njëjtën kohë për të tillën gjeografike, një shtet i Evropës Qendrore, qëndrimi i së njëjtës përbën një bosht të “Aleancës Euro-Atlantike” në këtë segment gjeografik të kontinentit, në rastet e koherencës politike me të tillët si në shembullin e mbështetjes së qartë ndaj Ukrainës ndaj agresionit së Kremlinit zyrtar apo “jo i plotë” në kuadër të qëndrimit refuzues ndaj njohjes së Republikës së Kosovës.

Dekada e fundit politike ka shënuar zhvillime që karakterizojnë polarizim kombëtar politik, reagim shoqëror, dorëheqje politike, mosmarrëveshje ndër-institucionale apo paqëndrueshmëri qeverisëse, rrëzimi në Parlamentin e vendit në fundvitin e shkuar, e qeverisë së drejtuar nga ish-Kryeministri Eduard Heger, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme dhe drejtimin e vendit nga një qeveri kalimtare jo-politike prej pranverës 2023, shumëçka e përmendur më lartë në një dekadë të vrullshme që ka shkaktuar paqartësi shoqërore e reflektuar në përsëritjen e ciklit politik të elitave politike, të tilla të larguara në 5 vitet e shkuara përmes protestave të fuqishme qytetare.

Korrupsioni, lidhjet e dyshuara të politikanëve të nivelit të lartë me segmente mafioze ndërkombëtare, vrasjet e dyshimta të përfaqësuesve të shtypit të lirë përkatësisht të gazetarit, Jan Kuciak, dhe reagimi Presidencial për dyshime dhe akuza përkatësisht mbi mënyrën e drejtimit të punëve përkatëse nga organet e shërbimit sekret, rasti i shkarkimit të ish-shefit të Agjensisë së Inteligjencës, Michal Alac nga Presidentja e vendit Caputova në fund gusht të këtij viti, elementët e përmendur më lartë kanë ndikuar në një vëmendje të vazhdueshme evropiane ndaj vendit të rëndësishëm të Europës Qendrore.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura më 30 shtator ishin dëshmia e vëmendjes së Komunitetit Trans-Atlantik mbi rezultatin përfundimtar zgjedhor dhe fuqinë politike, e tilla rrjedhojë e rezultatit zgjedhor, të politikanit shumë të diskutueshëm, Fico, i njëjti i rrëzuar nga pushteti, i dorëhequr si shkak i presionit të skajshëm qytetar përmes protestave të pandërprera, përkatësisht në vitin 2018.

Në zgjedhjet e së shtunës, që pasuan të fundit të mbajtura në vitin 2020, pjesëmarrja në të tillat ishte 68.06 për qind kundrejt 65.8 për qind në zgjedhjet e mbajtura tri vite më parë (shkurt 2020), sistem zgjedhor proporcional, me një prag zgjedhor 5 përqindësh për partitë individuale apo 7 përqind për grupin “2- 3 parti koalicioni” ku në bazë të të dhënve zyrtare, FICO, i njëjti që drejton partinë e tij politike “SMER- Social Demokracia” u renditën të parët me 23.2 për qind, me numrin më të madh të vendeve të fituara në Parlamentin Kombëtar prej 150 vendesh, shumëpartiak dhe shumëngjyrësh politikisht, një kryesim me pamundësinë për të qeverisur në mungesë të një marrëveshje politike koalicioni paszgjedhor. Partitë politike më të mëdha ndjekëse janë përkatësisht “Partia Sllovakia Liberale Progresive” me 16.98 për qind , e renditur e dyta dhe e treta rradhitet partia e majtë “HLAS-SD” me 14.98 për qind, pro-Europiane e drejtuar nga një politikan me eksperiencë të gjatë si PELEGRINI, një ish-bashkëudhëtar politik me FICO, ish

Kryeministri dhe ish-lider i “SMER- Socialdemokracia” që mundësoi rotacionin e qetë politik pas zhvillimeve të vrullshme me fillesë vitin 2018; parti të tjera janë përkatësisht -Unioni i Krishterë (9.02 për qind), Lëvizja Kristian Demokratike (6.91 për qind), Partia për Liri dhe Solidaritet (6.18 për qind) dhe Partia Kombëtare Sllovake (5.67 për qind);- partia e tretë “HLAS-SD” shikohet si mundësia e jetësimit të koalicionit pas-zgjedhor që do të drejtohej nga FICO, politikani i deklaratave të forta politike në rang kombëtar, deklarata në nivel retorik që kundërshtojnë ndihmën Sllovake ndaj Kievit zyrtar dhe premtues i ndërprerjes së mbështetjes ushtarake ndaj të njëjtit, deklarata shqetësuese që zhvendosën vëmendjen e nivelit të lartë të politikës ndërkombëtare përkatësisht të sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Stoltenberg apo takimi i Presidentit të Ukrainës ZELENSKY me Ministrin e Mbrojtjes së Sllovakisë, përpara zgjedhjeve të Përgjithshme, në Kiev.

Sllovakia drejtohet nga një qeveri ekspertësh prej muajit Maj 2023, periudhë kur qeveria e besuar më 2020, nuk arriti të kalonte mocionin e mosbesimit të realizuar nga deputetët, në të njëjtën kohë, Sllovakia është një demokraci parlamentare me një President që zgjidhet nga populli, përkatësisht Presidentja Caputova dhe zëri politik i së njëjtës nuk do të jetë politikisht në uniformitet nëse Kryeministri i pritshëm Fico do të rreket të jetësojë retorikën si veprim politik, përkatësisht në ndërprerjen e ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës. Karakteri njerëzor dhe politik i veprimit dhe retorikës populiste së Fico nuk janë në koherencë, e shkuara politike ka dëshmuar që deklaratat shërbejnë si protagonizëm ndërkombëtar, por vëmendja e të njëjtit mbeten zhvillimet e politikës së brendshme dhe retorika në vetvete ndërtohet në funksion të fitores përmes prekjes së ndjeshmërive pozitive të segmenteve shoqërore ndaj Rusisë, dëshirës sovraniste së segmenteve të tjera të shoqërisë apo loja retorike e Ficos përmes përmendjes së shpenzimeve shtetërore në mbështetje të Ukrainës duke zhvendosur sipas tij në sferë dytësore nevojat e vazhdueshme të segmenteve të tjera shoqërore Sllovake.

Negociatat për krijimin e qeverisë do të jenë asfare të thjeshta dhe të njëjtat mund të zgjaten në kohë, duke përcjellë një paqëndrueshmëri politike, e tilla e pranishme në dorëheqjet apo votëbesimet e shpeshta në Parlament të Kryeministrave të ndryshëm, negociatat për krijimin e qeverisë pritet të kenë si kusht kryesor vijimin e mbështetjes për Ukrainën dhe mosndryshimin e aleancës strategjike të vendit në koherencë me aleancën Euro-Atlantike në kuadër “të Ukrainës”, kërkesë e pritshme nga partia e tretë “HLASSD” , si një mundësi për krijimin e qeverisë, një synim i Fico, i rikthyer mes mosbesimit të publikut nga politika në tërësi dhe premtimeve populiste, gjithashtu. Përtej deklaratave populiste, çështja e Ukrainës tejkalon retorikën e brendshme politike dhe mbetet një angazhim në kuadër të një politike të përbashkët të Unionit për sigurinë, mbrojtjen territoriale dhe demokracinë.

Negociatat për krijimin e qeverisë nuk do të jenë të vetmet të vështira, negociatat e përfaqësuesve të Unionit me një Kryeministër si FICO nuk do të jenë të lehta, por i njëjti ka dëshmuar ndryshim qëndrimesh në politikën e Jashtme, përkatësisht në qëndrimin kundër aneksimit të Krimesë nga trupat ruse më 2014. Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, do të deklaronte si vijon: “Unë pres dhe jam i bindur se Ukraina dhe Polonia do të gjejnë një mënyrë për t’u marrë me këto çështje, pa pasur një ndikim negativ në mbështetjen ushtarake për Ukrainën” dhe qëndrimi i tij vijon në intervistë “Çfarëdo qeverie të re që ata të kenë në Sllovaki, ne do të vazhdojmë të bisedojmë në takimet e NATO-s”, tha Stoltenberg, “dhe jam i bindur se do të gjejmë mënyra për të vazhduar të ofrojmë mbështetje siç kemi bërë pas çdo zgjedhjeje në këtë aleancë që nga fillimi i luftës”.

Nga ana tjetër, vizita e ministrit të Mbrojtjes të Sllovakisë Sklenar në Kiev, pavarësisht zhvillimit të zgjedhjeve të Përgjithshme është dëshmia dhe mesazhi që qëndrimi mbi Ukrainën mund dhe duhet të tejkalojë llogaritjet e vogla për agjendën politike të ditës. Rezultati politik i zgjedhjeve të Përgjithshme të mbajtura të Shtunën nuk është më i dëshirëshueshmi në kontekstin e zhvillimeve politike ndërkombëtare, por i njëjti është pasqyrë e vullnetit të votuesit sllovak, i tillë në shumësi, përtej logove të ndryshme ka votuar në përkrahje të forcave politike properëndimore dhe përgjegjësia politike e mandatarit Fico do të jetë leximi i drejtë politik që imponon politikisht një qeveri koalicioni properëndimore, në vijim të politikës së deritanishme në mbështetje të Ukrainës.

Përtej lajmeve të mundshme që do të përcjellë qëndrimi polarizues i mandatarit Fico, Sllovakia do të vijojë në qëndrueshmëri të ruajë boshtin politik në koherencë të aleancës Perëndimore, për një Sllovaki më të sigurtë dhe në partneritet të plotë vlerash dhe interes politik të ndësjelltë me BE dhe NATO.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular