BallinaPolitikeJorida Tabaku: 70 drejtues të lartë të Policisë në hetim, njollë e...

Jorida Tabaku: 70 drejtues të lartë të Policisë në hetim, njollë e madhe, të merren masa

spot_img
spot_img

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë në Komisionin për Çështjet Europiane se 70 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë nën hetim nga SPAK. Tabaku tha se kjo është një njollë e madhe për Policinë e Shtetit dhe i kërkoi ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të marrin masa para se të veprojë SPAK.

“Së dyti, dua t’i rikthehem gjetjeve të dosjes Metamorfmoza dhe pastrimit të policisë së shtetit. Ku ju thatë që ka një hetim dhe SPAK për këtë çështje. Z. Ministër ju duhet të keni qenë dhjetë herë më i shqetësuar se sa unë. Fakti që janë në hetim 70 drejtues të lartë të policisë siç përmend media. Ky hetim për lidhje kriminale është një njollë shumë e rëndë për policinë e shtetit, uroj që institucioni juaj të marrë masa përpara hetimit  të SPAK. Nuk duhet të harrojmë që kur shkojmë jashtë ne përfaqësojmë Shqipërinë. Ndaj nuk ka kënaqësi të shohim kritere në lidhje me këtë problematikë që të shtohen”, tha Balla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular