Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka deklaruar se para shpërthimit në Gërdec, nga shpërthimet e ndodhura në depot e demontimit të municioneve kanë humbur jetën 140 persona
I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ai tha se edhe pse kanë vdekur kaq shumë persona, asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqjen.
Ndërsa për rastin e Gërdecit, Mediu u shpreh se si ministër mori përsipër përgjegjësinë politike pas tragjedisë.
Debati në studio
Shabani: Këtu ka viktima dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi
Mediu: Kur Mediu nuk ndalon dot prokurorinë të bëjë një veprim të paligjshëm, si und të ndalojë të bëjë një veprim të ligjshëm?
Shabani: Ju mund ta ndihmoni drejtësinë me informacion… aty kanë vdekur njerëz që nuk duhet të ishin fare në fabrikë, që nga mosha… ai që është ministër i mbrojtjes ndjen një përgjegjësi pse ka zgjedhur këtë kompani dhe pse aty. Nëse keni pasur presion nga lart, bashkëpunoni me dejtësinë
Mediu: Këto marifete aludimesh shko bëji diku tjetër, jo me mua
Shabani: Nuk ka aksident në një fabrikë ku kishte fëmijë dhe gra
Mediu: Po ju them, e dini sa janë vrarë para Gërdecit nga shpërthimi i municioneve? 140 vetë! Ka pasur ndonjë ministër të japë dorëheqje