BallinaOP ED'Kosova toka e askujt', Boll se na flliqe!

‘Kosova toka e askujt’, Boll se na flliqe!

Nga Erl Kodra
Ka një moment kur burri sado i fuqishëm të ndjehet, përsëri mendohet dy herë para se të flasë. Për më tepër kur janë në pyetje interesat kombëtare.

Shqipëri para se të jetë në NATO është shtet shqiptar që ka për detyrë kushtetuese që të mbrojë interesat e krejt shqiptarëve në Ballkan.

Dikush t’i thotë Edi Ramës se nuk mund t’i flasë goja para mendjes për çështje të tilla kaq të rëndësishme

Sado që prej “batutave të Duçes” shkrihen gazit deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përsëri Kosova peshon rëndë, dhe e ardhmja e saj nuk mund të jetë objekt i gjuhës së gjatë ose gjatësisë trupore së Edi Ramës.

Se bie fjala, qysh se Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë e deri më sot, nuk mund t’i gjesh qoftë edhe një akt në dobi të Kosovës – përveç dekleratës populiste në Beograd “se Kosova është vend i pavarur”.

Këtë fakt e di edhe Aleksandri, më mirë se Edi.

Përkundrazi, çdo akt ose projekt politik i tij ka qenë në dëm të Kosovës – ku më i tmerrshmi ishte i ashtuquajtur “Ballkani i Hapur”, një projekt ky që vetëm e kuroi imazhin e Aleksandër Vuçiç.

Lavdi Zotit, diçka ndodhi që e detyruan këtë gallof dymetrosh ta deklaronte të mbyllur.

Ka mundësi që sa herë dikush i drejton një mikrofon, i duket vetja fort i ditur dhe i zoti, sa fillon e flet çfarë t’i vijë për goje.

Ose ka mundësi që ky njeri ka një mision. Përndryshe, duhet t’i thotë dikush:

Boll se na flliqe, debil.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular