Një mjek popullor shqiptar është arrestuar në Itali, nën akuzën e rëndë për abuzim seksual përfshirë edhe me të mitur.
Sipas mediave italiane, 44-vjeçari shqiptar është arrestuar në provincën e Brescias, ndërsa hetimi që çoi në këtë arrestim u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Brescias dhe filloi në korrik. Indiciet ishin nga nëna e një pacienti të ri në moshë, e cila mësoi për abuzimin e dyshuar seksual të ndodhur gjatë trajtimeve osteopatike.
Sipas asaj që doli nga hetimet e Karabinierëve, osteopati abuzoi seksualisht me pacientin e tij në të paktën katër raste.
Sakaq, policia po vijon hetimet për zbulimin e rasteve të tjera të mundshme, ndërsa 44-vjeçari shqiptar po mbahet në burg.