BallinaLifestyleLuiz Ejlli heq dorë nga dëshira për t’u bërë “showman”, planet për...

Luiz Ejlli heq dorë nga dëshira për t’u bërë “showman”, planet për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”! “Armiqësitë” e krijuara për karrigen e opinionistit të BBV

spot_img
spot_img

Emri i Luizit ka qenë padyshim kryefjala e muajve të fundit. Që pas fitores së “Big Brother”, jeta e tij ndryshoi totalisht. Edhe njëherë ai iu rikthye muzikës. Vetëm se këtë herë si emri më i dashur dhe më i paguar i skenave “live”. Megjithatë, planet e tij ishin edhe më tej.

Mund të themi se habia ishte e madhe kur u zbulua se ai do të ishte protagonist edhe në film. Përkrah Olta Gixharit, ai luajti për herë të parë në një film. “Në Kuadër të Dashurisë”, e ka premierën javën e ardhshme, ku edhe pritet që interesi të jetë i lartë.

Që pas përfundimit të “Big Brother”, Luizin e kemi parë shpesh në skenë, edhe në pozita të tjera veç atij të këngëtarit. Një post që padyshim i rrinte mirë ishte edhe ai i opinionistit të “Përputhen”. Pretendimet e mëtejshme të tij kanë qenë edhe për tu bërë sërish pjesë e “Big Brother”, vetëm se këtë herë si opinionist.

Një post ky që e ka kërkuar edhe në një farë mënyre publikisht. Gjatë ditëve të pushimit të tij me Kiarën në Milano, ai postoi një foto ulur në kolltuk ku shprehej “Opinionist në Grande Fratello”. Të dy protagonistët e edicionit të shkuar, kanë pasur të njëjtin pretendim, por deri më tani emri i Oltës është përjashtuar nga mundësia për ta parë në janar sërish në formatin e njohur.

Nga ana tjetër, Oltës i është dhënë një vend në jurinë e “Dancing”, ku do të japë vlerësimet e saj së bashku me Ilir Shaqirin, Valbona Selimllarin dhe Lori Balajn. Nga ana tjetër, edhe Luizi do të jetë në “Dancing With the Stars”, por vetëm në natën e parë. Fituesi i “Big Brother VIP” do të jetë i ftuari i mbrëmjes së parë, për të qenë në skenë jo si konkurrentë.

Në rrjet është përfolur se krisja e madhe mes tij me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj ka qenë pikërisht për këtë arsye. Armiqësia e krijuar mes tyre u bë e njohur për publikun, kur këngëtari vendosi të largojë nga “Instagram”-i çiftin e njohur. Duket se përplasja, këtë herë mes Oltës dhe Luizit ka qenë në distancë, për një vend në kolltukun e opinionistit të “Big Brother”.

Të dy protagonistët e edicionit të shkuar, kanë pasur të njëjtin pretendim, por deri më tani emri i Oltës është përjashtuar nga mundësia për ta parë në janar sërish në formatin e njohur. Nga ana tjetër Oltës i është dhënë një vend në jurinë e Dancing, ku do të japë vlerësimet e saj së bashku me Ilir Shaqirin, Valbona Selimllarin dhe Lori Balajn.

Ende nuk ka informacion se cili do të jetë angazhimi i Luizit në sezonin e ri televiziv. Kjo për faktin se të shumtë janë zërat që janë kundra pjesëmarrjes së tij në postin e opinionistit të “Big Brother”.

Në rrjet është përfolur se krisja e madhe mes tij me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj ka qenë pikërisht për këtë arsye. Armiqësia e krijuar mes tyre u bë e njohur për publikun, kur këngëtari vendosi të largojë nga Instagrami çiftin e njohur. Por, teksa është ende larg konfirmimit të tij si pjesë e “Big Brother”, Luizi ka vendosur të përqëndrohet vetëm tek karriera e tij e tij si këngëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular