Tërmet i fuqishëm në Afganistan, qeveria talebane: Numri i viktimave shkon në 2 mijë, shumë persona të tjerë janë plagosur

0
241

Ka shkuar në 2 mijë numri i personave qe  kanë humbur jetën nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter që goditi Afganistanin.

Shifrat jane bere publike nga qeveria talebane, e cila thote se ka edhe shume persona te plagosur.

 

Mediat e huaja raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte pranë Heratit, afër kufirit me Iranin.

Një numër ndërtesash u dëmtuan, duke bllokuar njerëzit nën rrënoja, thanë zyrtarët afganë. Ndërsa të paktën tre lëkundje të fuqishme pasuan tërmetin fillestar. Besohet se në province e Heratit jetojnë rreth 1.9 milionë njerëz.