BallinaAktualitetPunëtorët e fasonerisë kallëzuan kompaninë se nuk po u jep pagat, Prokuroria...

Punëtorët e fasonerisë kallëzuan kompaninë se nuk po u jep pagat, Prokuroria nis hetimin për “falimentim”

Prokuroria e Fierit thotë se po vazhdon hetimet për një kompani turke, e cila u kallëzua nga punëtorët se  nuk po u jepte rrogat.

Me anë të një reagimi, Prokuroria sqaron se ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Falimentimi i provouar”.

“Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga një grup punonjësish të subjektit “O.A” SH.P.K., me administrator z. E.T, të cilët pretendojnë për shkelje ligjore të kryera nga kjo shoqëri lidhur me mosdhënien e pagave dhe mbylljen e aktivitetit”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë  i prokurorisë

Sqarim nga Prokuroria Fier mbi hetimet për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit O.A. shpk

Nisur nga interesi i lartë dhe ndjeshmëria e çështjes dhe për të sqaruar opinionin publik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier bën me dije se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga një grup punonjësish të subjektit “O.A” SH.P.K., me administrator z. E.T, të cilët pretendojnë për shkelje ligjore të kryera nga kjo shoqëri lidhur me mosdhënien e pagave dhe mbylljen e aktivitetit.

Në funksion të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Çështja penale është ende në hetim dhe po vijon puna me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e së vërtetës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular