Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka hyrë në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.
Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe ka lidhje me situatën politike që po kalon vendi, në kushtet kur qeveria është e vendosur të mbajë zgjedhjet edhe pa dekretin e Presidentit Ilir Meta.
Zonja Glover është pritur në hyrje të selisë së PD nga Sekretari Për Çështjet Ligjore, Oerd Bylykbashi.
Dje, Kryetarin e PD e takuan edhe Zv.ambasdorja e SHBA, Leyla Moses-Ones dhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca.