BallinaKryesoreFSHF njofton daljen në shitje të biletave për ndeshjen Shqipëri – Çeki....

FSHF njofton daljen në shitje të biletave për ndeshjen Shqipëri – Çeki. Ja sa është numri në dispozicion për sportdashësit

spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki. 

FSHF thotë se biletat do te shiten në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.

Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

“Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online” thuhet ne njoftimin e FSHF.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular