BallinaAktualitetPolicia dhe SPAK operacion në disa qytete, mes të arrestuarve edhe shefi...

Policia dhe SPAK operacion në disa qytete, mes të arrestuarve edhe shefi i komisariatit në Kurbin. Detajet

spot_img

Policia dhe SPAK janë duke zhvilluar një megaoperacion të shtrirë në disa qytete të vendit.

Gazetarja Klodiana Lala se operacioni i madh policor është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin. Mësohet se mes të arrestuarve, është dhe një shef komisariati.

Sipas të dhënave paraprake rezulton se është arrestuar shefi i komisariatit në Kurbin me iniciale D.M, i cili dyshohet se ka lidhje me këtë grup të strukturuar kriminal.

Në kërkim janë edhe zyrtarë apo ish zyrtarë të tjerë të policisë për të cilët është duke vepruar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ndërkohë më herët u raportua se policia rrethoi edhe banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës, i njohur si “Baroni i drogës”, i cili aktualisht eshte ne kerkim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular