Për çështjen e gardhit të Bajram Fejzës, Njësia Administrative Dajt me topografin e saj dhe një tjetër privat, tentoi të vendoste piketat, por nuk shkoi siç duhej.
Denoncuesja: Sa herë do të paguaj unë topograf që të vijë këtu lart se nuk e kuptoj?
Topografi: Po çfarë të them unë?
Gazetarja: Herën e fundit që biseduam më thatë që “më duhet një dokumentacion përsa i përket hartës treguese”. E keni të lëshuar më datë 25 Shtator 2023, të rifreskuar. Cili është problemi që nuk e lexoni? Ka 2 mundësi, ju ose nuk dini të lexoni, ose jeni të përfshirë.
Topografi: Ke të drejtë të thuash çdo gjë tani. Unë shikoj këto të ALUIZNI-t që çunat erdhën për të bërë piketimet…
Gazetarja: Është e 2017 ajo. Ti e doje të 2023-shit. Aplikuam tek Kadastra dhe e morëm, lexoje të lutem.
Topografi: U informova sot me këtë.
Gazetarja: Fillo piketat.
Edhe pse ligji ia njohu të drejtën e pronësisë denoncuesve të rastit, piketat u penguan nga pala tjetër që nuk lejon punimet. Por “Stop” vë në lëvizje policinë dhe njësinë dhe vihen piketat e gardhit. Në këtë moment, familjet e tjera bëjnë sherr, duke goditur Bajramin dhe policia shoqëron dy persona. Pas një situate të ndezur, më në fund vendoset gardhi rrethues në prani të IMT-së dhe policisë.
Denoncuesja: Falenderoj me shpirt emisionin “Stop”, ju si gazetarë dhe ata që e drejtojnë emisionin sepse gjeta zgjidhje pas 3 vitesh luftë. Ju falenderoj me shpirti. Shpresoj të mos kem probleme më dhe të mos m’i heqin më. Do të marr një punëtor dhe do të kryej procedurat siç kam kërkuar, do të ngre një gardh./tvklan.al