I ftuar në studion e “Newsline”, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, foli fillimisht për përjashtimin e Gazmend Bardhit nga partia.
Ai tha se arsyet për përjashtimin e tij janë bërë publike në media, duke theksuar se tre ishin arsyet kryesore.
Ndër të tjera, Kulluri tha se një arsye e tjetër e cila nuk ishte e shkruar është falsifikimi që sipas tij zoti Bardhi i bëri mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
“Arsyet dolën në media. 3 ishin arsyet kryesore. Së pari Bardhi nuk e ka ushtruar funksionin e sekretarit prej shtatorit. Së dyti ka qenë vendimi i tij për të kthyer si pjesë të grupit parlamentar në kundërshtim me vendimin e kryesisë së PD zotin, Bylykbashi në funksionin e bashkëkryetarit. Arsye e tretë ka qenë tejkalimi e kompetencave për të thirrur mbledhjen Këshillin Kombëtar dhe katërta, zoti Bardhi hapur ka falsifikuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar që nuk u mbajt kurrë.
Askush nuk e di se çfarë ka bërë Bardhi atë ditë Brenda në zyrë.
Qëndrimet e Bardhit kanë në kundërshtim me rezolutën e krijuar në Kuvendin e 18 dhjetorit, për përjashtimin e Berishës.
Vendimet janë marrë në kryesi me debat dhe nuk ka qenë Basha ai që e ka larguar” tha Kulluri.
Ai tha se përjashtimet e deputetëve erdhën si pasojë e veprimeve të tyre. Sipas Kullurit një deputet nuk mund të jetë pjesë e dy partive.
“Përjashtimet e deputetëve kanë ardhur si pasojë e veprimeve të tyre në kundërshtim me qëndrimet e partisë.
Bardhi nuk mund të jetë pjesë e dy partive, edhe me PD edhe me “Rithemelimin”. Kjo është qesharake dhe komike.
Ata duhet të kishin dhënë dorëheqje nga këto funksione. Duhet të kishin thënë që nuk janë më pjesë e PD, por e grupit tjetër” shtoi ai.
Në lidhje me kreun e ri të Grupit Parlamentar të PD, Kulluri tha se Basha këtë post ia ka deleguar Flutura Açkës.
“Ne i jemi drejtuar kryetares së Kuvendit, që të njohi atë që duhet të njohi si kreu i Grupit Parlamentar, që është Lulzim Basha, i cili këtë funksion ia ka deleguar, Flutura Açkës” u shpreh Kulluri.r