Ndryshime në Policinë e Shkodrës. Gazetari i Abc News, Simon Shkreli raporton se është larguar nga drejtimi i Policisë së kryeqendrës së veriut Ervin Hodo, ndërsa postin e tij do ta marrë Edmond Sula.
Sakaq, Ervin Hoda do të emërohet drejtor i Krimeve të Rënda Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka thënë se Policia e Shtetit do të shkojë drejt vetëpastrimit, ndërsa vartësve u ka kërkuar të realizojnë të gjitha objektivat në sundimin e ligjit.
Pak ditë më parë pas një aksioni anti-drogë u vu në pranga kreu i komisariatit të Policisë së Laçit, Dritan Metaj./