BallinaKryesorePlisat bëhen gati për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në "Air Albania": ‘Tirana...

Plisat bëhen gati për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në “Air Albania”: ‘Tirana na pret

spot_img
spot_img

Biletat e Shqipëri-Çeki u shitën në kohë rekord. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot të enjten në mbrëmje, aty ku kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të sfidojnë kombëtaren çeke.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë si gjithmonë, ndërkohë që tifogrupet që mbështetin Kombëtaren e shqiptarëve janë gati për të ndihmuar heronjtë kuqezi në fitoren e radhës.

Plisat, grupimi që mbështet Prishtinën në futbollin e Kosovës, nuk mungojnë kurrë kur luan Shqipëria.

Ata do të jenë prezent në kryeqytet edhe të enjten.

“TIRANA NA PRET!

Nesër grumbullimi jonë bëhet në ora 9:30 te parkingu prapa stadiumit. Kurse në mënyrë të organizuar nisemi nga ora 10:00.

Ne jemi gati”, lexohet në postimin e Plisave, të cilët do e bëjnë edhe më të bukur atmosferën në stadiumin “Air Albania”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular