13 ditë pas hapjes së garës për tre vende vakante në Prokurorinë e Posaçme, SPAK deri më tani nuk ka aplikuar asnjë prokuror. Nuk dihen ende arsyet përse nuk është shprehur asnjë interes për të qenë pjesë e SPAK, ndërsa mendohet se prokurorët mund ta lenë për në fund aplikimin, pasi afati është deri në datën 16 tetor ora 24:00.
Aktualisht SPAK ka në detyrë 17 prokurorë të komanduar dhe një të emëruar. Vazhdimisht SPAK ka ngritur kërkesë për plotësimin e ekipit. KLP në një farë mënyre e pranoi fajësinë kur tha arsyet.
“E hapëm me vonesë për shkak të hartës së re gjyqësore”, tha Bujar Sheshi, anëtar i KLP-së.
SPAK u konstitua në vitin 2019. Pritet që prokurorët të shpalosin strategjinë e tyre se si do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndërkohë, kreyeprokurori Dumani një ditë më parë gjatë një takimi informal tha se SPAK-u shqiptar mund ta tejkalojë modelin rumun, qe hetoi dhjetëra ministra e zyrtarë. Por, për Dumanin e rëndësishme është provueshmëria.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që në momentin e kandidimit plotësojnë kushtet e mëposhtme: