BallinaAktualitet“Ndalohet mbulimi i fytyrës”- Në prag të ndeshjes me Çekinë, Policia apel...

“Ndalohet mbulimi i fytyrës”- Në prag të ndeshjes me Çekinë, Policia apel tifozëve dhe sportdashësve: Zbatoni ligjet e shtetit shqiptar, do përballeni me sanksione penale nëse…

spot_img
spot_img

Policia e Shtetit ka dalë me një mesazh sensibilizues në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë, që do të luhet në “Air Albania” nesër në orën 20:45.  

Policia u bën apel të gjithë tifozëve dhe sportdashësve që kanë vendosur të ndjekin në stadium apo në mënyrë të organizuar, në lokale, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Çeki, se “janë të detyruar të zbatojnë me rigorozitet, ligjet e shtetit shqiptar, rregullat kombëtare, ato ndërkombëtare dhe udhëzimet e autoriteteve, për pjesëmarrjen në aktivitete sportive”

“Ndalohet futja në stadiumin “Air Albania”, e flakadanëve, lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe metalike, monedhave, sendeve/produkteve për përdorim kozmetik dhe banderolave me përmbajtje raciste ose diskriminuese;

Ndalohet mbulimi i fytyrës që bën të pamundur identifikimin e tifozit/es;

Thyerja e ulëseve apo e pajisjeve të tjera në stadium, dëmtimi i pronës private në lokale apo në ambiente të tjera ku do të ndiqet ndeshja, si dhe prishja e qetësisë publike në sheshe apo në rrugë, janë vepra penale dhe shtetasit që do t’i kryejnë këto veprime, do të përballen me sanksionet penale, konform ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit thotë se për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv me përmasa ndërkombëtare, ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje.

Po ashtu, Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, për respektimin e masave kufizuese për qarkullimin e automjeteve dhe të masave për hyrjen dhe qëndrimin në stadium, në mënyrë   që ky aktivitet të mbyllet pa incidente.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular